Pak para ndërrimit të viteve të gjithë bëjnë listën e gjërave që duhen bërë në vitin që do të vijë. Vendimet për punën, jetën personale apo çështje të tjera. Ka njerëz që e mbajnë premtimin që japin por ka nga ata që e shkelin atë. Pse ndodh kjo? Ndoshta fajin e kanë yjet. Më poshtë janë renditur shenjat e horoskopit që i mbajnë premtimet për vitin e ti .
Bricjapi
Me vështrimin gjithmonë në shënjestër, bricjapët punëtorë sapo të vendosin diçka të vështirë do ta ndryshojnë atë, Me shumë mundësi në fakt ata mund të kenë një plan për 5 vitet e ardhshme dhe jo për vitin e ri që do të vijë. Gjërat mund të mos shkojnë gjithmonë ashtu si ata duan por e sigurt është se Bricjapët mbeten të palëkundur në atë që thonë. Ashtu si simboli i shenjës së tyre, dhia, nëse rruga bëhet pak e ashpër ata do të vazhdojnë dhe do të arrijnë të ngjiten aty ku ata duan. Ata i shohin pengesat si mundësi për përmirësim.
Virgjëresha
Ajo është një shenjë perfeksioniste që do të marrë një vendim për vitin e ri dhe do ta ndjekë atë thjesht se ka thënë se do ta bënte. Ata mund të kenë një reputacion që bie në sy për detajet por në thelb ata duan të punojnë shumë dhe në mënyrë të zgjuar. Karakterizohen për prakticitetin e tyre. Kjo i lejon ata të planifikojnë edhe vitin e ri. Për shembull, nëse ata duan të blejnë një shtëpi do të fillojnë të kursejnë shumë më herët dhe do ta planifikojnë buxhetin e tyre në mënyrë që të arrijnë ta blejnë atë në kohën kur ata kanë menduar. Ata mund të gabojnë në një pikë që mund të shmangë shkatërrimin e mundshëm të planit.
Binjakët
Ata janë kokëfortë dhe duan të bëjnë çdo gjë, por të bëjnë plane nuk është puna e tyre. Këtu është e vështirë të organizosh një dalje në fundjavë me një shenjë të binjakëve pasi mund të ndryshojnë vendimin brenda minutit. Nga natyra ata janë të ndarë më dysh, kështu që të hapësh një palestër apo të thuash se do të pinë ujë apo jo, mbetet mes fjalëve, Për ta është mirë të ndjekin rrjedhën dhe të angazhohen në aktivitete që u pëlqejnë shumë dhe i emocionojnë. /Abcnews.al