Këto janë dy zëvendësuesit më të mirë të majasë

schedule13:49 - 3 Maj, 2021

schedule 13:49 - 3 Maj, 2021

Majaja është një nga ingredientë më të domosdoshëm të pjekjes, por nëse nuk keni në shtëpi, mos u shqetësoni. Ju mund të përdorni produkte të tjera në vend të tyre.

1. Sodë buke dhe lëng limoni

Ju mund të përdorni sodë buke dhe lëng limoni në vend të majasë. Edhe pse jo aq me fryrje sa jeni mësuar, ju mund të bëni bukë të mirë.  Në vend të 1 lugë maja, mund të përzieni 1 lugë çaji sodë buke dhe 1 lugë çaji lëng limoni dhe ta shtoni në brumin tuaj.

2. Sodë buke dhe ujë mineral

Një përzierje tjetër që mund të përdorni në vend të majasë është soda e bukës dhe uji mineral.  Ju mund të bëni një bukë të shijshme duke shtuar pak ujë mineral dhe qumësht të ngrohtë mbi një lugë çaji sodë buke. Ju bëftë mirë!/abcnews.al