Këto janë burimet më të mira të vitaminës C

schedule14:25 - 1 Maj, 2021

schedule 14:25 - 1 Maj, 2021

Portokallet mund të jenë frutat më t njohur për përmbajtjen e tre të lartë të vitaminës C, por ka edhe një numër tjetër ushqimesh që e konkurrojnë.

Vitamina C është një vitaminë e tretshme në ujë që gjendet në shumë ushqime, veçanërisht në fruta dhe perime. Është një antioksidant i fuqishëm, ndërsa mungesa e tij shoqërohet me shfaqjen e problemeve të ndryshme shëndetësore afatgjata, të tilla si infeksione, mavijosje të shpeshta, shërim të dobët të plagëve, anemi dhe skorbut.

Vlen të përmendet që trupi i njeriut nuk mund të prodhojë ose ruajë vitaminë C. Prandaj, është e rëndësishme të konsumoni sasi të mjaftueshme rregullisht.

Ushqime të pasura me vitaminë C:

1. Specat

Specat janë një burim i shkëlqyeshëm i vitaminës C. Një filxhan spec i kuq i papërpunuar na jep 46 kalori, përmban 190.3 mg vitaminë C dhe është e pasur me karotinë. E njëjta sasi e specit jeshil siguron 30 kalori dhe përmban 120 mg vitaminë C.

2. Brokoli

Brokoli është i pasur me vitamina, minerale dhe antioksidantë. Një filxhan brokoli na jep 55 kalori dhe përmban 101 mg vitaminë C. Gatuajeni atë për një kohë sa më të shkurtër që të mundeni.

3. Lakrat e Brukselit

Lakrat e shijshme të Brukselit kanë pak kalori, një filxhan siguron vetëm 45 kalori dhe përmban 96 mg vitaminë C. Ato janë të pasura me vitamina K, A, B-6, acid folik, kalium, kalcium dhe mangan, informon abcnews.al.

4. Portokalli

Është burimi më i njohur i vitaminës C. Një portokall mesatar siguron 62 kalori dhe përmban 69.7 mg të vitaminës C.

5. Kivi

Një kivi mesatar siguron 42 kalori dhe përmban 70 mg vitaminë C. Kivi është i pasur me vitamina dhe minerale, vitaminë E, acid folik, kalium dhe magnez./abcnews.al