Ndonjëherë pamundësia për të humbur peshë shkaktohet nga funksionimi jo i duhur i hormoneve. Ja si mund të ndikojnë në shëndetin tuaj dhe në pamundësinë për të hequr qafe peshën e tepërt.
Ju hani shumë sheqer
Leptina është hormoni i ngopjes. Ky hormon prodhohet nga qelizat dhjamore dhe i sinjalizon trurit se trupi është plot. Por çfarë ndodh nëse konsumoni shumë fruktozë, e cila gjendet në fruta dhe shumë ushqime të përpunuara si sheqer i shtuar. Mëlçia nuk ka kohë të përpunojë fruktozën në energji dhe ajo kthehet në yndyrë, e cila depozitohet kryesisht në zonën e belit.
Më shumë sheqer do të thotë më shumë yndyrë, që do të thotë më shumë nivele leptine. Dhe në këtë rast, truri fillon të anashkalojë sinjalet e ngopjes dhe si rrjedhojë ju hani më shumë sesa keni dashur. Zgjidhja është të mos e teproni me frutat dhe sidomos me ushqimet e shpejta.
Keni stres
Hormoni i stresit, kortizoli, shpesh ndërhyn në humbjen e peshës. Niveli i lartë i tij bën që trupi të shndërrojë sheqerin në gjak në yndyrë, duke rritur kështu rezervat e yndyrës. Gjëja më e mirë që mund të bëni është të shqetësoheni sa më pak të jetë e mundur dhe gjithashtu të zvogëloni marrjen e kafesë.
Nivelet e larta të estrogjenit ndërhyjnë me insulinën
Një nivel i lartë i këtij hormoni seksual ndikon gjithashtu në peshë. Fakti është se estrogjeni është i lidhur ngushtë me prodhimin e insulinës, e cila normalizon nivelin e sheqerit në gjak. /abcnews.al