“Këto ishin simptomat e koronavirusit”, e fejuara e Dybala sqaron situatën

schedule20:34 - 25 Mars, 2020

schedule 20:34 - 25 Mars, 2020

Paulo Dybala është ndër të parët lojtarë që u prek nga koronavirusi. Me COVID-19 u infektua edhe e fejuara e tij, Oriana Sabatini. Bukuroshja argjentinase rrëfen situatën e krijuar dhe zbulon simptomat e para të virusit në një prononcim për El Club del Moro.

Tani jemi më mirë, por 2-3 ditë më parë ndihesha mjaft keq. Jemi në karantinë prej 9 ditësh, mjekët na kanë thënë që do të bëjmë një tjetër test në 31 mars. Në të njëjtën kohë na kanë këshilluar të pushojmë dhe na kanë treguar vitaminat që duhet të marrim.

Simptomat? Është njësoj me ndjesinë që ke kur po të kap gripi, gjithë trupi të dhemb dhe ndihesh i lodhur. Nuk kam pasur temperaturë, e kam matur sistematikisht. Ndjeja një zhurmë të çuditshme në mushkëri, më pas edhe Paulo filloi të ndihej keq. Të njëjtat simptoma me ato të gripit normal, ne kështu na ndodhi”, deklaron e fejuara e lojtarit të Juventusit. /abcnews.al