Këto gjëra i bëni për shkak të ankthit dhe as që i vini re

schedule10:13 - 18 Qershor, 2020

schedule 10:13 - 18 Qershor, 2020

Për shkak të mungesës së njohurive, për fat të keq shumë njerëz nuk arrijnë të kuptojnë se ankthi mund të ketë pasoja të rënda për ta. Por, ajo që paraqitet më shqetësuese është kur dikush nuk është i vetëdijshëm për gjërat që bën për shkak të këtij çrregullimi.

Refuzoni ftesat

Shpesh, ankthi bën të ndiheni të lodhur dhe të rraskapitur, sa që nuk keni as forcën për të dalë nga shtëpia. Dhe pavarësisht, sa dëshironi të gjeni një mik, përfundoni duke u larguar pa ndonjë arsye.

Fiksoheni pas gjërave që askujt nuk i interesojnë

Me shumë mundësi, medimet tuaja nuk do të ishin të tilla po të mos ishte ankthi. Ky fiksim mund të ndodhë për shkak të një bisede që mund të keni patur më parë, ose për mënyrën sesi dikush ju shikon në rrugë.

Iu del gjumi dhe nuk arrini të flini më

Zakonisht, gjumi është një problem i madh për personat që vuajnë nga ankthi. Tensioni i krijuar bën që të zgjoheni shpesh natën.

Keni frikë se mund të ndodhë më e keqja

Para se të takoni dikë, ju duket se gjithçka do të jetë një katastrofë e madhe. Për shembull, nëse do të udhëtoni, ajo që mendoni janë vetëm aksidentet.

Shqetësoheni kur dikush pyet nëse gjithçka është në rregull

Gjatë një krize ankthi, nëse dikush ju pyet nëse gjithçka është në rregull dhe tregon një lloj shqetësimi, ndonjëherë kjo mund ta përkeqësojë atë. Është logjike që personi po e bën këtë pasi dëshiron t’ju ndihmojë, por kjo nuk funksionon me ankthin.

Ndiheni në faj kur dikush nuk ju kthen përgjigje menjëherë

Për dikë që vuan nga ankthi, është jashtëzakonisht stresuese kur personi nuk përgjigjet menjëherë. Kjo për shkak se filloni të besoni se nuk dëshiron t’ju përgjigjet për shkakun tuaj.

Panikoseni kur dikush fillon të flasë për të ardhmen

E ardhmja është diçka që ju lë në dëshpërim, dhe pavarësisht nëse jeni në Universitet apo në punë, gjithçka që ju bën të mendoni për të nesërmen ju duket e frikshme. Kur njerëzit e tjerë flasin për të ardhmen e tyre, shqetësoni pasi kjo ju bën të ndiheni të paaftë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!