Këto gjëra duhet t’i bëni patjetër në mëngjes për t’u ndjerë më energjik

schedule10:16 - 25 Qershor, 2020

schedule 10:16 - 25 Qershor, 2020

Ta nisni mirë mëngjesin, keni një mundësi më të madhe për të kaluar një ditë të mirë. Rutina e mëngjesit duhet që të përfshijë patjeter këto gjëra, që do t’ju ndihmojnë të ndiheni më mirë dhe me më shumë energji.

Nëse e keni lënë shtratin pa rregulluar para se të dilni nga shtëpia, atëherë nuk duhet ta bëni më. Rregullimi i shtratit ju ndihmon ta nisni më mirë ditën dhe të përmirësoni gjendjen shpirtërore.

15+ Morning Hacks to Snap Out of Feeling Tired All Day

Shpesh kafeja ose çaji është pija që konsumoni në mëngjes, por ajo që ka nevojë trupi juaj është thjesht një gotë ujë për t’ju mbajtur të freskët dhe të hidratuar, duke ju dhënë më shumë energji.

15+ Morning Hacks to Snap Out of Feeling Tired All Day

Kur flini, muskujt tuaj pësojnë një formë paralize. Duhet të bëni disa ushtrime të thjeshta, që lëshojnë endorfinat dhe ju bëjnë më energjik.

15+ Morning Hacks to Snap Out of Feeling Tired All Day

Disa aroma si rozmarina dhe eukalipti, mund t’ju ndihmojnë të zgjoheni në mëngjes. Mund t’i përdorni në formë vaji ose sapuni. Kini kujdes pasi disa aroma, si livando, kanë efektin e kundërt.

15+ Morning Hacks to Snap Out of Feeling Tired All Day

Nuk është e nevojshme të bëni një dush të ftohtë në mëngjes, mjafton të spërkasni fytyrën me disa pika uji për t’ju ndihmuar që të zgjoheni.

15+ Morning Hacks to Snap Out of Feeling Tired All Day

Nuk mund të thuhet se kafeja nuk ndihmon në rutinën e mëngjesit, por kafeina e tepërt mund të sjellë lodhje më vonë gjatë ditës. Çelësi është moderimi: thjesht pini një filxhan të vogël në mëngjes.

15+ Morning Hacks to Snap Out of Feeling Tired All Day

Konsumoni çokollatë të zezë në mëngjes. Përmban hekur, që iu jep oksigjen qelizave të kuqe të gjakut dhe bën që të mos ndiheni të lodhur. Theobromina, përmirëson sistemin nervor qendror dhe ju bën më energjik. /abcnews.al

15+ Morning Hacks to Snap Out of Feeling Tired All Day

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!