Këto gabime që po bëni po shkurtojnë jetëgjatësinë e lavatriçes tuaj

schedule11:20 - 27 Mars, 2021

schedule 11:20 - 27 Mars, 2021

Lavatriçja është një nga pajisjet shtëpiake më thelbësore. Për të shmangur dëmtimin e saj, duhet të shmangni disa gabime të zakonshme që po i bëni çdo ditë.

Përdorni shumë detergjent

Shumë njerëz mendojnë se sa më shumë detergjent të përdorin, aq më i mirë do të jetë rezultati i larjes. Kjo nuk është e vërtetë, pasi mund të shkaktojë probleme të tilla si shkuma e tepërt që ndërhyn në kullimin dhe shpërlarjen e rrobave. Për këtë arsye, duhet të respektohet sasia e duhur e detergjentit.

Nuk e pastroni filtrin

Filtrat në lavatriçe janë vërtet të rëndësishëm. Ata mbledhin të gjitha gjërat e vogla që në të vërtetë nuk duhet të jenë aty, si monedha, kapëse flokësh dhe gjëra të tjera. Rekomandohet ta pastroni filtrin të paktën 4 herë në vit ose më shumë.

E mbingarkoni lavatriçen me shumë rroba

Edhe nëse keni shumë rroba të papastra, nuk është një ide e mirë ta mbushni makinën larëse plot. Larja e shumë rrobave në të njëjtën kohë bën që rrobat tuaja të mos pastrohen siç duhet. Për më tepër, kjo shkurton jetëgjatësinë e pjesëve të saj.

Përdoni mjete pastrimi që nuk janë për lavatriçe

Problemet lindin kur ne e hedhim manualin pasi kemi blerë makinerinë. Mos harroni se duhet të përdorni produkte pastrimi të përshtatshme për lavatriçen.

E pastroni rrallë lavatriçen

Era e keqe brenda kazanit është një shenjë që nuk po kujdesemi mirë për pajisjen. Përveç pastrimit të filtrit, duhet të kini parasysh të përdorni mënyrën e duhur të larjes. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!