Këto fruta na bëjnë më të zgjuar

schedule22:34 - 12 Nëntor, 2021

schedule 22:34 - 12 Nëntor, 2021

Konsumimi i arrave gjatë shtatzënisë mund të çojë në përmirësimin e aftësive mendore te fëmijët, thanë studiuesit spanjollë.

Studimi i tyre, i botuar në Gazetën Europiane të Epidemiologjisë, përfshiu 2208 fëmijë, tek të cilët studiuesit testuan aftësitë e tyre motorike dhe mendore kur ishin 1.5, 5 dhe 8 vjeç. Më parë, nënat kishin dhënë të dhëna për dietën e tyre gjatë tremujorit të parë dhe të tretë të shtatzënisë.

Ajo që u zbulua ishte se gratë shtatzëna që hanin të paktën 74 gramë arra në javë, lindën fëmijë që kishin nivele dukshëm më të larta të testeve të vëmendjes, kujtesës së punës dhe IQ-së sesa ato nënat e të cilave hëngrën aspak ose pak nga ky minimum.

Parametrat e hulumtimit përfshinin moshën e nënës, statusin socio-ekonomik, duhanin, konsumimin e alkoolit, si dhe karakteristika të tjera të nënave dhe foshnjave.

Udhëheqësi i kërkimit Jordi Julvez nga Universiteti i Barcelonës pranoi se gjetjet nuk ishin ende të mjaftueshme për të vërtetuar efektin pozitiv të arrave në zhvillimin e trurit të fëmijëve dhe se nevojiteshin studime më të synuara. Megjithatë, ato japin një tregues të fortë se arrat nuk janë vetëm një burim i mirë proteinash për gratë shtatzëna, veçanërisht kur konsumohen në sasi të vogla, pra 30 deri në 50 gramë në ditë.

Studiuesit rekomandojnë që gratë shtatzëna të hanë bajame, arra dhe lajthi të paktën tre herë në javë./abcnews.al