Avokati Edmond Petraj në emisionin “Real Story” në ABC News tha se ka ardhur koha për audit ndaj drejtësisë.
Gjatë intervistës, Petraj u shpreh se në këto gjashtë vite reforma në drejtësi ka treguar defekte të jashtëzakonshme.
“Është tjetër gjë ndikimi, nëse ka indicie, por kryej veprim konkret dhe jo ta përgjosh sepse e rrëzon institucionin. Një gjyqtar i GjK zgjidhet më kollaj se një gjyqtar i shkallës së parë. GjK më parë kishte gjyqtarë karriere, kanë qenë profesionistë…Problemi është se ka ardhur koha për update, si pasojë e kësaj situate. Këto 6 vite reforma në drejtësi ka dhënë defekte të jashtëzakonshme. Po frenohet ekzekutivi me lloj-lloj kallëzimi penal, dhe kjo është gabim sepse duhet të ketë një pafiltër. Duhet bërë një institucion auditi. KLGJ nuk merret me gjë tjetër se ndan benzinën, gazin, faturat e korrentit. Por jo me shqetësimet që kanë qytetarët. Ndërsa për ILD , po shqyrtohen ankime në ILD të prej shumë vitesh më parë”, tha ai.
/abcnews.al/

