Këto pjesë të trupit zbulojnë se sa inteligjent jeni, sipas shkencëtarëve

schedule19:13 - 19 Shtator, 2022

schedule 19:13 - 19 Shtator, 2022

Truri nuk është e vetmja pjesë e trupit tuaj që tregon se sa të zgjuar jeni. Këto katër pjesë të trupit zbulojnë inteligjencën tuaj.

Këmbët e gjata

Një studim tregoi se njerëzit e gjatë janë më të zgjuar. Studiuesit përdorën të dhëna nga lindja e një personi deri më sot – mbi gjatësinë, peshën, inteligjencën, arsimin dhe pagat e njerëzve të lindur në Amerikë ose Angli midis 1958 dhe 1970. Rezultatet e kësaj analize treguan se njerëzit që ishin të gjatë si fëmijë ia dilnin shumë më mirë në testet njohëse.

Përveç kësaj, ata gjenden më shpesh në pozicione që paguhen më mirë dhe kërkojnë nga punonjësit inteligjencë më të lartë dhe aftësi verbale dhe numerike shumë të zhvilluara. Shkëncetarët ende nuk janë plotësisht të sigurt se si funksionon kjo lidhje në mendjen e njeriut, por ata supozojnë se gjenetika ose kujdesi i duhur në moshë të re nga prindërit mund të luajë një rol të madh në zhvillimin e trurit.

Dora e majtë është dominante

Nëse dora juaj e majtë është dominante, sigurisht që nuk do të thotë automatikisht se jeni gjeni, por ka mundësi që të keni disa avantazhe. Në fakt, mëngjarashët duket se përfitojnë shumë më tepër në aspektin kognitiv sesa të djathtët. Sipas një studimi, personat mëngjarash arritën rezultate më të mira, gjë që tregon se ata kanë memorie pune më të mirë dhe fleksibilitet mendor.

Barku i madh

Një përqindje e lartë e yndyrës në zonën e barkut sigurisht që do të ketë një efekt negativ në pothuajse të gjitha aspektet e shëndetit – nga presioni i lartë i gjakut deri te shëndeti i zemrës, por edhe funksionet njohëse. Në një studim pesëvjeçar, shkencëtarët ndoqën 2200 njerëz dhe të gjithë personat që kishin një indeks të masës trupore prej 20 ose më pak mund të kujtonin 56 për qind të fjalëve në një test fjalori, ndërsa njerëzit e shëndoshë mbanin mend 44 për qind.

Koka e madhe

Askush nuk dëshiron të përshkruhet në këtë mënyrë, por e vërteta është se një kokë e madhe mund t’ju bëjë më të zgjuar. Rezultatet e studimit u publikuan në revistën “Molecular Psychiatry”, dhe u studiuan 500 mijë persona, në formë vlerësimi kognitiv dhe fizik, dhe përveç kësaj, u monitoruan gjetjet e gjakut, pështymës dhe urinës së secilit individ.

Rezultatet tregojnë se ata njerëz që kanë pasur kokë të madhe në fëmijëri gjithashtu arrijnë rezultate më të mira në testet verbale-numerike dhe ka më shumë mundësi që këta njerëz të marrin një arsim universitar. Shkencëtarët besojnë se nevojiten shumë më tepër kërkime për rezultate më të sakta për të studiuar pak më mirë mekanizmin gjenetik dhe për ta lidhur atë me këto dhe rezultate të ngjashme. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!