“Këtë moment e kam pritur që 13-vjeç”, moderatorja shqiptare kryen ndërhyrje estetike në hundë

schedule19:54 - 4 Janar, 2021

schedule 19:54 - 4 Janar, 2021

Ndërhyrjet estetike janë kthyer në një nga trendet më të kërkuara kohët e fundit nga vajzat e njohura të showbizit. Më e fundit që ka kryer një të tillë është moderatorja dhe aktorja, Sara Kolami, e cila ka zgjedhur ta ndajë me të gjithë këtë moment.

Ajo ka postuar në Instagram fotot e këtij çasti, duke theksuar se ka që në moshën 13-vjeçare që e pret.

Sipas moderatores, gjithçka nisi nga një deformim fëminor që i krijoi probleme me frymëmarrjen.

“4.01.2021
Këtë moment e kam pritur qëkur isha 13 vjeç!
Kjo dëshirë nisi me një aksident të papritur që më ndodhi rreth moshës 4-5 vjeç i cili deformoi hundën time fëminore dhe më krijoi probleme në frymëmarrje.
Edhe pse asokohe u krye një ndërhyrje aspak e lehtë,kirurgu vuri në dijeni prindërit e mi se në moshë adulte do të nevojitej një ndërhyrje tjetër.
Vitet kalonin dhe nevoja dhe dëshira rritej për ta kryer këtë ndërhyrje,por nuk mund ta merja këtë vendim pa gjetur klinikën dhe mjekun e duhur!”, ka shkruar Sara krah fotove. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!