Florian Marku do të rikthehet në ring më datë 30 janar pas asaj ndeshje, të cilën e dominoi ndaj Jamie Stewart, por në fund gjyqtarët vendosën për barazim 76-76, duke befasuar Markun dhe vetë komentatorin e stadiumit.
Tashmë sfida e radhës është ndaj Rylan Charlton, boksierit britanik me të cilin do të ndeshet në fund të muajit të parë të vitit të ardhshëm. Në lidhje me këtë sfidë Marku ka shkruar në Facebook. Lushnjari shprehet se këtë herë nuk do ia lërë ndeshjen në dorë gjyqtarëve.
“Ky tha se do ta fshijë dyshemenë me Florian Markun. Me 30 janar nuk do ta lë në duart e gjyqtarëve. Faleminderit te gjithëve për mbështetjen”, shkruan Marku në Facebook, krah fotos promovuese të ndeshjes së tij. /abcnews.al