Për disa meshkuj të zodiakut, studimet dhe karriera janë shumë të rëndësishme dhe aty do të përkushtojnë gjithë energjinë e tyre, duke i vënë qartë në plan të dytë lidhjet e tyre të dashurisë. Ndaj nëse këta meshkuj si partnerë duhet të zgjidhnin mes jush dhe të ardhmes së tyre profesionale, dijeni se do t’ju ndanin shumë lehtë.
Luani
Për mashkullin Luan gjërat janë të thjeshta. Po, ai është romantik, flirtues dhe i dashuruar, por është edhe karrierist. Domethënë, nëse në biznesin e tij i krijohet një mundësi shumë e mirë dhe ai duhet të bëjë hapin e madh ose t’i kushtojë mjaftueshëm kohë sipërmarrjes së tij të re, atëherë dijeni që keni ngrënë invalid dhe nuk e keni kuptuar. Ai do të dëshirojë të bëjë gjithçka për të ecur lart në hierarki, për t’u bërë më i njohur, për të fituar më shumë para dhe nëse e ndjen që ju jeni një “barrë” dhe se po e mbani prapa, atëherë ai do t’ju ndajë me shumë lehtësi.
Virgjëresha
Burrit të Virgjëreshës i pëlqen të mësojë. Për të dituria është fuqi dhe po, do t’ju ndante, nëse do të besonte se duhet t’i kushtonte gjithë kohën dhe energjinë studimeve ose punës ose të shkonte jashtë vendit për një master ose një punë që do të kishte një të ardhme më të mirë. Mos harroni se është “milingona” e zodiakut. Punon pa fund dhe nuk ankohet. Ai është punëtor, dëshiron të jetë i drejtë dhe formal në çdo gjë dhe nëse mendon se lidhja juaj është pengesë për të, atëherë do t’ju japë pa u menduar këpucët në dorë.
Bricjapi
Po flasim për njeriun numër një të karrierës. Ai jep gjithë energjinë e tij dhe kjo është si në studimet, ashtu edhe në karrierën e tij. Ai dëshiron të arrijë lart, të fitojë pushtet, pozitë, pushtet dhe status. Asgjë dhe askush nuk do të mund ta privojë atë nga kjo. Ai do të sakrifikojë argëtimin, qetësinë, relaksin, por edhe jetën e tij të dashurisë, për të pasur sukses në punën e tij dhe për të arritur qëllimet që ka vendosur në mendjen e tij./abcnews.al