Kësti i parë për Hakimin dhe miliona për pagat, hapet thesi tek Interi

schedule22:58 - 29 Mars, 2021

schedule 22:58 - 29 Mars, 2021

Interi ka pasur probleme financiare kohët e fundit, teksa është raportuar për paga të padhëna ndaj futbollistëve dhe këste të pashlyera për transferimet që kanë bërë verën e shkuar.

Gjithsesi ka lajme të mira dhe sipas “Il Giorno” Interi do të paguajë pagat e janarit ditën e nesërme, një hap për të mos rrezikuar edhe ndonjë penalizim me pikë.

Jo vetëm kaq, pasi zikaltrit do të shlyejnë nesër edhe këstin për Achraf Hakimi. Anësori i djathtë u ble nga Real Madrid për 40 milion euro dhe italianët duhet të shlyejnë me këste prej 10 milion euro.

Interi nuk kishte shlyer këstin e parë dhe u bë goxha zhurmë, por në mediat italiane thuhet se shlyerja ishte shtyrë me marrëveshje me klubin spanjoll.

Kësti i parë do të shlyhet nesër, çka qetëson tifozët e Interit që e vlerësojnë maksimalisht Hakimin. Ai është paraqitur mjaft mirë edhe në Serie A, sikurse në Gjermani me Borussia Dortmund. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!