Kessie tek United ose Tottenham? Ambrosini: Milani nuk është klub i dorës së dytë

schedule22:02 - 28 Dhjetor, 2021

schedule 22:02 - 28 Dhjetor, 2021

Franck Kessie mund të largohet nga Milani në verë me parametra zero. Propozimi i kuqezinjve nuk i ka pëlqyer mesfushorit, që ka pretendime më të larta financiare.

Tottenham dhe Manchester United janë dy nga klubet që e duan mesfushorin, por Massimo Ambrosini kërkon nga Kessie që mos ta trajtojë Milanin si klub të dorës së dytë.

“I respektoj vendimet profesionale të futbollistëve të tjerë. Gjithçka që mund të them është që këto klube që të ofrojnë pagë më të lartë nuk janë të niveli më të lartë se Milani.

Mundësia për të marrë 8 milion euro në vend të 6 milion euro nuk duhet të jetë prioritet, nëse je i lumtur aty ku je. Ai nuk duhet të mendojë për Milanim si klub i dorës së dytë”.  / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!