Kessie në dilemë, ofertat nga Premier League joshin yllin e Milanit

schedule18:59 - 2 Mars, 2021

schedule 18:59 - 2 Mars, 2021

E ardhmja e mesfushorit të Milanit, Franck Kessie, është në pikëpyetje. Lojtarit nga Bregu i Fildishtë i përfundon kontrata në vitin 2022, por drejtuesit këkojnë rinovimin me të për të mos rrezikuar më shumë në sezonin e ardhshëm.

Sipas raportimit të “SportMediaset”, janë disa klube angleze që kërkojnë kartonin e Kessies. Madje një nga klubet e Premier League e ka joshur atë duke i ofruar 4 milionë euro neto në sezon, pagë që agjentët e lojtarit po i kërkojnë Milanit.

Klubi më i përfolur për transferimin e Kessies ka qenë më parë Manchester United, por nuk ka patur asnjë ofertë zyrtare nga “Djajtë e Kuq”. Megjithatë, 24-vjeçari pritet të debutojë sezonin e ardhshëm në Champions League me kuqezinjtë dhe vendimi për të ardhmen e tij do të merret nga vetë ai. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!