Kessie: Fanella e Milanit, lëkurë e dytë! Kurrë s’kam dashur të largohem

schedule16:17 - 26 Tetor, 2020

schedule 16:17 - 26 Tetor, 2020

Franck Kessie dhe Milani janë shumë të lidhur. Kështu shprehet mesfushori afrikan në një intervistë të dhënë së fundmi për BBC Sport Africa. Ai thekson se Milani është në rrugën e duhur, ndërkohë që hedh poshtë të gjitha thashethemet e mëparshme për një largim tijin nga kuqezinjtë.

“Nuk i vendosim vetes asnjë limit. Jemi në rrugën e duhur dhe duhet të vazhdojmë të punojmë kështu. Kemi entuziazëm të madh dhe shpirt të lartë gare. Duam ta mbajmë atë dhe ta ushqejmë edhe më shumë deri në fund të sezonit”, thotë fillimisht Kessie.

Më pas ai shton: “Kurrë nuk kam menduar të largohem nga Milani dhe askush nuk ma ka kërkuar diçka të tillë. Të vesh është fanellë, që është si lëkurë e dytë për mua, është burim krenarie për mua dhe familjen time.

Tani jam një veteran i skuadrës dhe duhet të jem një shembull. Të vesh fanellën e Milanit është nder dhe përgjegjësi. Ne përfaqësojmë miliona fansa anembanë botës dhe të gjithë punojmë shumë çdo ditë që ta kthejmë Milanin aty ku duhet të jetë”.

Fjalë të mira nga Kessie edhe për trajnerin Stefano Pioli: “Trajneri di si ta menaxhojë grupin dhe të gjithë ndjehemi pjesë e rëndësishme e projektit. Ai më tha çfarë priste nga unë. Në fillim nuk ishte e letë, por më pas i kuptova kërkesat e tij dhe nisa t’i zbatoj ato në fushë”.

Në fund Kessi flet edhe për tifozët: “Dashuria e tifozëve tanë është e pabesueshme. Mijëra prej tyre na shoqëruan me motorët e tyre për në stadium para derbit. Ishte një demonstrim i dashurisë së tyre të vërtetë. Na dhanë energji dhe motivim shtesë para sfidës me Interin”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!