Kessie është i interesuar të kalojë te Juventus

schedule21:29 - 17 Korrik, 2023

schedule 21:29 - 17 Korrik, 2023

Mesfushori i Barcelonës, Frank Kessie është gati të kalojë te Juventusi.

26-vjeçari mund të shitet këtë verë. Juventusi konsiderohet si një nga pretendentët kryesorë për lojtarin nga Bregu i Fildishtë, megjithatë, siç vëren Sky Sport, negociatat specifike për lojtarin nuk janë duke u zhvilluar ende.

Vetë Kessie e aprovon opsionin e kalimit në klubin torinez, por ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar për të ardhmen e tij.

Frank Kessie është i njohur me Serie A kur luante për Atalantëm dhe Milanin. Vlera aktuale e transferimit të mesfushorit vlerësohet nga Transfermarkt në 25 milionë euro. /G.D abcnews.al/