Franck Kessie është një nga lojtarët më në formë të Milanit. Mesfushorit i ka bërë mirë pushimi i shkaktuar nga pandemia dhe ka krijuar një dyshe solide në mesfushë me Bennacer. Ditën e djeshme realizoi një eurogol në fitoren 3-1 përballë Parmës, teksa 23-vjeçari prek disa tema në prononcimin e dhënë për Sky Sport.
“Gjatë dy muajve të karantinës kemi punuar gjithmonë duke u bazuar në programin që na është dhënë dhe rezultatet po shihen. Kemi mposhtur skuadrat e mëdha, por edhe ne jemi të tillë. Duhet ta ruajmë këtë formë deri në fund të kampionatit. Ibrahimovic? Unë kaloj mirë me të gjithë shokët në dhomat e zhveshjes. Ibra është madhështor dhe e ndihmon gjithmonë skuadrën.
?️ Franck Kessié speaking on the microphones of Sky Sports
“Yesterday was the best goal of my career so far. Now I have to do even more.pic.twitter.com/t8PmMzanFS
— TeamMilanAC (@TeamMilanAC) July 16, 2020
Zërat për largimin tim nga Milani? Kështu mendonin gazetarët, por jo për mua dhe Milanin. Askush nuk më tha se duhet të largohesha, dua të qëndroj këtu deri në fund të kontratës (qershor 2022). Objektivi ynë është të rikthejmë Milanin në Champions League dhe të shkojmë sa më larg të jetë e mundur“, deklaron mesfushori afrikan. /abcnews.al