Presidenti Meta komentoi nga Vlora gjatë një bashkëbisedimit me gazetarët çarjen e rrugës së Borshit pak muaj pas rikonstruksionit.
Meta tha se kjo ndodh në rastet kur personat që duhet t’i kërkojnë llogari kompanisë së ndërtimit, siç është kryeministri i vendit, puthin në ballë pronarin e kompanisë që bën punime me probleme.
Lexo edhe: Rruga e Borshit u prish për 6 muaj, Rama: Mos ma sulmoni Salillarin
“Kështu është kur ai që në vend t’i kërkojë llogari i puth në ballë ata që në vend t’i bëjnë rrugët siç duhet, i bëjnë ashtu siç i nxjerr shiu. Uroj të mos keni më përmbytje këtu në Vlorë”, tha Meta. /abcnews.al