“Kështu e kemi hallin”, Mustafaj rrëfen bisedën me ish-Presidentin francez për bukën: Iu dhimbsa

schedule22:54 - 25 Mars, 2021

schedule 22:54 - 25 Mars, 2021

Tre ditë më parë kryeministri Edi Rama u prit në Paris nga Presidenti francez Macron, por si përkthehet dreka mes dy liderëve? Ish-ministri i jashtëm, Besnik Mustafaj i ftuar sonte në “Log.” tha se së pari nuk shikon lidhje mes drekës dhe faktit që sot u shpall fituese një kompani franceze për parkun voltaik të Spitallës.

Së dyti, ai theksoi se dreka është e pashpjegueshme dhe se nuk ka prodhur mbështetje franceze për Shqipërinë, pasi Parisi është një nga vendet që bllokon negociatat.

Së treti, Besnik Mustafaj u rikthye pas në kohë kur ishte ambasador në Paris duke treguar një episod nga një takim me ish-presidentin francez Miterran për të evidentuar faktin se në takimet e niveleve të larta flitet për parime, jo cështje konkrete.

Unë e kam takuar Miterranin të paktën 5 apo 6 herë dhe kam kaluar më shumë se 20 minuta në cdo rast. Dhe vetëm një rast, në një pritje kam mundur ti flas për një gjë konkrete.

Po përgatitej çmimi i liberalizimit të bukës këtu, dhe ne na erdhi një udhëzim ambasadave, sepse rezervat në drithë për bukën…., momenti që do të pesëfishohej çmimi.

Dhe në një pritje arrij e kap presidentin e Francës 3 minuta dhe i them “kështu e kemi hallin”. Nuk tha asgjë, thirri një nga këshilltarët e tij dhe i tha “dëgjoje ambasadorin”.

Dhe ajo u zgjidh për tre ditë u nis vapori nga Marseja. Nuk më tha as ke të drejtë, as nuk ke të drejtë, por iu dhimbsa” tregoi ai./ db/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!