Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dhe stafi i tij do të izolohen përkohësisht pasi një këshilltare e tij rezultoi pozitiv me Covid-19.
Ky vendim është marrë si masë parandaluese, ndërsa zyrtarët e qeverisë thanë se ka pak gjasa që kryeministri të jetë infektuar.
Tashmë kryeministri do t’i nënshtrohet testit për të parë nëse është infektuar.
Ndonëse Netanyahu nuk kishte kontakte të ngushta me këshilltaren Rivka Paluch, e cila merret me çështje parlamentare, ai do të vetëizolohet derisa të përfundojnë hetimet epidemiologjike. /abcnews.al