Mykhailo Podolyak, këshilltari i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, deklaroi se Ukraina ka nevojë për armë me rreze të gjatë veprimi.
Podolyak u shpreh se vendet perëndimore duhet të furnizojnë Ukrainën me armë, në vend që të merren me rrjedhjen e informacioneve nga Pentagoni, shkruan Sky News.
“Nëse do të kishim kohë, mund të shihnim Federatën Ruse duke u copëtuar dhe ‘elitat’ e saj të gllabërojnë njëra-tjetrën. Por ne nuk e kemi atë, pasi njerëzit tanë po vdesin”, u shpreh ai.
“Ne kemi nevojë për më shumë armë me rreze të gjatë veprimio në mënyrë që të përfundojmë siç duhet luftën dhe ta bëjmë Federatën Ruse të përballet me realitetin”, shtoi Podolyak/abcnews.al
If we had time, we could watch the RF fall apart & its “elites” devour each other. But we don’t have it, as our people are dying. We need less contemplation on “leaks” and more long-range weapons in order to properly end the war and make the RF face the reality…
— Михайло Подоляк (@Podolyak_M) April 11, 2023