Këshilltarët e djathtë replika në distancë me Veliaj për Buxhetin

schedule14:19 - 22 Dhjetor, 2017

schedule 14:19 - 22 Dhjetor, 2017

Demokratët dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj replikuan në distancë për buxhetin e vitit 2018. Sipas këshilltarëve të djathtë dokumenti më i rëndësishëm u miratua në një sallë të manipuluar. Kryebashkiaku iu kundërpërgjigj duke deklaruar se buxheti u miratua me një shumicë absolute që nuk lejon të bllokohen punët e kryeqytetit.

Një ditë pas miratimit të buxhetit të Tiranës për vitin e ardhshëm demokratët treguan pse nuk morën pjesë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak.

Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj iu përgjigj rreth një orë e gjysmë më pas.

Nga takimi me 24 administratorët dhe drejtuesit e institucioneve të varësisë mbldhur për organizimin e aksionit të pastrimit kryebashkiaku Veliaj partitë e opozitës i thirri në sfidë.

Aktualisht në Tiranë janë identifikuar për t’u pastruar sipas kryebashkiakut 35 hotspote nga 300 që ishin dy vite më parë.

Sot kryeqyteti shqiptar deklaroi Veliaj falë politikave të ndërmarra është nder më të pastrit në Ballkan, ndërkohë ai kërkoi nga drejtuesit e njësive administrative të marrin masa që Tirana të dalë e para dhe në aksionin e ndërmarrë nga Ministria e Mjedisit dhe Turizmit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!