Këshilli rriti çmimin e ujit të pijshëm, protestë para Bashkisë së Vlorës

schedule16:22 - 30 Qershor, 2018

schedule 16:22 - 30 Qershor, 2018

Rritja e çmimit të ujit të pijshëm nga 30 në 70 lekë për Vlorën, vendim i miratuar në mbledhjen e Këshillit të Bashkisë ka nxitur një protestë para Bashkisë. Protestuesit thanë se çmimi është dyfishuar dhe kjo është padrejtësi që u bëhet qytetarëve.

Përfaqësues të protestës thanë se ky ishte një vendim surprizë për të cilin nuk është marrë opinioni i banorëve. Në mbledhjen e datës 28 Qershor, Këshilli i Bashkisë së Vlorës, me 22 vota pro të të majteve, një abstenim dhe 10 kundër të të djathteve miratoi rritjen e çmimit të ujit të pijshëm nga 30 lekë në 70 lekë, në rreth 143%.

Vendimi i përcillet Entit Rregullator të Ujit që do të japë edhe verdiktin përfundimtar mbi rritjen e çmimit të ujit në Vlorë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!