Këshilli për Rregulloren diskuton mandatin e saj, Xhaçka dërgon avokatin në mbledhje: Nuk ka përfituar pasuri nga shteti

schedule13:41 - 8 Korrik, 2022

schedule 13:41 - 8 Korrik, 2022

Këshilli për Regulloren, Mandatet dhe Imunitetin është mbledhur sot për të diskutuar rreth mandatit të deputetes për ministren Olta Xhaçka.

Xhaçka nuk ka shkuar në mbledhjem por përfaqësohet nhga avokati i saj Genc Çefligu, i cili ka thënë se ministrja nuk ka përfituar asnjë pasuri nga shteti.

“Nuk është shoqëria që zotërohet nga bashkëshorti i Xhaçkës i ka njohur të drejtën e përdorimit. Në vështrimin e dispozitës, veprimtaria fitimprurëse nuk rezulton e përfituar nga shteti. Gjykata Kushtetuese ka thënë se kërkesa për heqjen e mandatit mund të dërgohet vetëm kur bëhet fjalë për vetë deputetin, kur ai është përfitues. Duhet të bëhet një verifikim nga ana formale duke marrë parasysh edhe vendimin e vitit 2016 të Gjykatës Kushtetuese që thotë se nëse nuk është vetë deputeti që përfiton atëhetë ajo nuk ka juridiksion që ta shqyrtojë një kërkesë të tillë”, tha avokati.

Duke përmendur këtë argument avokati i ministres Olta Xhacka, thotë se është e qartë se deputetët e opozitës nuk e kanë të mbështetur në ligj, kërkesën e tyre për t’ia hequr mandatin e deputetes Olta Xhaçkes. Ai tha se çështja nuk mund të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese pasi neni 70 i Kushtetutës parashikon vetëm që mandati i deputetit hiqet në rastet kur vërtetohet që deputeti ka përfituar vetë nga një pronë e pushtet.

Gjatë mbledhjes, deputetët e opozitës kërkuan të merrnin fjalën për të replikuar me avokatin e Xhaçkës. Por fjala nuk iu dha.
Nikolla e mbylli seancën pa marrë fjalën asnjë prej deputetëve, duke u thënë se mbledhje e sotme ishte vetëm për të degjuar sqarimet e avokatit dhe jo për të bërë pyetje. Deputetët folën në ambientet e tjera të Kuvendit.

Në mbledhje po shqyrtohet mocioni i 1/10 i deputetëve përfaqësues të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.

Opozita e akuzon ministren Xhaçka  se bashkëshorti i saj ka përfituar në kundërshti me ligjin tokë në bregdet për Investime Strategjike.

/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!