Ndonëse Prokuroria e Tiranës pritet të ekzekutojë vendimin e formës së prerë për Ervin Salianjin me 1 vit burgim për kallëzim të rremë, grupi parlamentar i Partisë Demokratike kërkoi imunitet për deputetin demokrat. Megjithatë sipas procedurave heqja e mandatit të këtij të fundit do të përcillet zyrtarisht nga Kuvendi i Shqipërisë.
Pavarësisht pretendimeve nga kampi blu, burime Brenda socialistëve sugjerojnë se Këshilli i Mandateve nuk do të mblidhet për të komunikuar pavlefshmërinë e mandatit të Ervin Salianjit por vendimi do të zbatohet automatikisht. Argumentuar sipas nenit 71 të Kushtetutës mandati I një deputeti përfundon kur ai dënohet me vendim të formës së prerë.
Po ashtu, citohet edhe neni 13, pika 3 e rregullores së Kuvendit të Shqipërisë Kur, këshilli shqyrton rastet dhe bën verifikimin e mandatit të deputetit, i cili zgjidhet gjatë legjislaturës kur krijohet vakancë, mbi bazën e vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Shkresa zyrtare e Prokurorisë së Tiranës I është dërguar këtë të premte kuvendit të Shqipërisë, ku kërkohet zbatimi i vendimit të marrë për Ervin Salianjin. Me firmën e prokurores Elona Alvora ky institutcion do të veprojë për heqjen e mandatit të deputetit të Partisë Demokratike.
Njoftimi për vakancën e krijuar do të kryhet në seancën parlamentare të së hënës./abcnews.al