Këshilli NATO-Ukrainë do të mblidhet të mërkurën

schedule08:54 - 28 Gusht, 2024

schedule 08:54 - 28 Gusht, 2024

Këshilli NATO-Ukrainë do të mblidhet sot ndërsa Kievi informon aleatët e tij mbi statusin e luftës. Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Rustem Umerov, pritet të paraqitet përmes video-lidhjes për takimin.

Ai do të informojë këshillin “për situatën e fushëbetejës dhe nevojat prioritare të aftësive”, sipas zëdhënësit.

Këshilli NATO-Ukrainë nisi në 20-23 si pjesë e një pakete tre-pjesëshe të mbështetjes që sjell Kievin më afër NATO-s.

Ai zëvendësoi Komisionin NATO-Ukrainë, i cili ishte organi vendimmarrës përgjegjës për zhvillimin e marrëdhënieve NATO-Ukrainë dhe për drejtimin e aktiviteteve bashkëpunuese nga 1997-2023.

Anëtarët e NATO-s dhe Ukraina takohen si pjesëmarrës të barabartë në Këshill, i cili mund të mblidhet me krerët e shteteve dhe qeverive, ministrat e jashtëm dhe të mbrojtjes, ambasadorët, ose në nivel ushtarak me shefat e mbrojtjes.

/abcnews.al