Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë miratoi plan menaxhimin 10 vjeçar të Butrintit

schedule18:19 - 5 Qershor, 2020

schedule 18:19 - 5 Qershor, 2020

Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Materiale,  i kryesuar nga  Ministrja e Kultures, Elva Margariti,  në periudhe pandemie, përmes një mbledhje on-line  ka miratuar  “Plan menaxhimin 10-vjecar” të shumë diskutuar  për Parkun kombëtar të Butrintit.

Vendimi i siguruar nga ABC News mban datën 7 prill 2020. Krahas kryetares së keshillit,  Ministres Margariti , kanë firmosur  edhe 14 anëtarët drejtues të institucioneve kulturore të trashëgimisë si: Arta Dollani, Drejtore  e Institutit  Kombëtar të Trashëgimisë, Silva Bershani drejtore e Institutit Kombëtar të regjistrimit të pasurive Kulturore , Kozeta Angjeliu drejtore e Zhvillimit të programeve të kulturës pranë ministris së kultures, drejtor i Politikave, Gjet Ndoj  të zhvillimit të kulturë në ministri dhe arkeologet Luan Perzhita dhe Belisa  Muka .

Ky vendim është firmosur edhe nga  përfaqesuesit  e fakulteteve te histori filologjise Iris Pojani dhe Lorenc Bejko, të cilët janë anëtare të këshillit.

Ndëkohë që tryeza e diskutimit  me arkeologë dhe studiues të trashëgimisë, në nëntor të e vitit 2019 u shoqërua me debate të forta  nga  Neritan Ceka dhe Aron Tare për krijimin e  fondacioneve  të posaçme ku mbikëqyrës është Ministria e Kulturës.

Specialistet e cilësonin  këtë formulë dhënie me koncension i parkut arkeologjik për 10 vite , ndërsa ministria nuk e cilëson të tillë.  Tashmë ky vendim pritet të miratohet nga Këshilli i ministrave. Drafti për menaxhimin e parkut kombëtar të Butrintit,  ka kushtuar  250.000 $, ndërsa shifra e planit të menaxhimit nuk dihet ende. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!