Këshilli kombëtar i PD ka mbajtur një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të ish-presidentit Bujar Nishani.
Ndërkohë vijon numërimi i votave për zgjedhjen e anëtarëve të kryesisë së partisë. Teksa numërimi vijon është marrë vendimi që të mos lejohen votat për të.
Ish-presidenti Nishani, ka ndërruar jetë në një spital në Gjermani nga komplikimet shëndetësore si pasojë e betejës disamuajshe me COVID-19. Ai ishte 56 vjeç.
Nishani u zgjodh president i Shqipërisë në vitin 2012 dhe shërbeu në këtë pozitë përgjatë një mandati të plotë deri në vitin 2017.
Në këtë pozicion erdhi nga një karrierë akademike pranë Forcave të Armatosura të Shqipërisë dhe angazhimit disa vjeçar në Ministrinë e Mbrojtjes së Shqipërisë në dekadën e parë të tranzicionit demokratik.
/abcnews.al