Këshilli i Stabilizim Asociimit në Tiranë, eksperti i integrimit: Mbështetja e BE-së ndaj Shqipërisë, vijon të mbetet e lartë

schedule12:05 - 16 Mars, 2023

schedule 12:05 - 16 Mars, 2023

Për ekspertin e integrimit Gledis Gjipali, fakti që takimi i 12-të i Këshillit të Stabilizim Asociimit mbahet sot në Tiranë tregon për një mbështetje të vazhdueshme të BE ndaj vendit tonë në procesin e integrimit.

“ Për faktin që mbahet në Tiranë, tregon një mbështetje të vazhdueshme ndaj Shqipërisë në procesin e integrimit drejt BE. Tregon se vëmendja ndaj Shqipërisë vijon të mbetet e lartë, një vlerësim në krahasim edhe me vendet e rajonit, ku Shqipëria gjendet në një pozicion shumë të mirë në proces. Nuk kemi konflikte me fqinjët, apo nuk ka një konfliktualitet shumë të lartë politikë, që të pengojë procesin e integrimit.” -u shpreh Gjipali, ndërsa shtoi se krahas mbështetjes, Shqipëria gjithashtu duhet të bëjë përpara me reformat.

“Është në një moment pozitiv të procesit, dhe kjo tregohet edhe nga mbështetja që BE i ka dhënë Shqipërisë, por edhe nga ndërmarrja e disa reformave të rëndësishme si ajo në drejtësi. Shqipëria është e vendosur pozitivisht në proces, kjo s’do të thotë se nuk kemi detyra të paplotësuara, duhet të tregojmë se jemi seriozë në proces e duhet të tregojmë rezultate.

Procesi është i gjatë dhe ka të papritura. Ka një interes të rizgjuar për zgjerimin pas nisjes së luftës në Ukrainë, procesi ishte i vaktët të paktën nga ana e BE-së. Pra, jemi në moment pozitiv për zgjerimin por nuk dimë sa do zgjasë, ndaj duhet shfrytëzuar sa më mirë.” vijoi më tej Gjipali./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!