Këshilli i Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara do të takohet të enjten (në mbrëmje sipas kohës lokale në Kosovë) për të diskutuar për vrasjen e mbi 100 palestinezëve gjatë pritjes për ndihma në Gaza të enjten.
Të paktën 104 njerëz janë vrarë dhe 760 të tjerë janë plagosur, sipas Ministrisë së Shëndetësisë Palestineze në Gazë. Forcat izraelite kanë shtënë teksa civilët palestinezë të uritur dhe të dëshpëruar ishin duke u mbledhur përreth kamionëve me ndihmave ushqimore, ka thënë ministria. Pas sulmit të Izraelit, palestinezët kanë thënë se po rrezikohen negociatat për armëpushim.