Këshilli i Shtetit Francez merr vendimin, futbollistet femra mund të luajnë me shami

schedule17:45 - 28 Qershor, 2023

schedule 17:45 - 28 Qershor, 2023

Këshilli i Shtetit Francez ka vendosur që futbollistet femra kanë të drejtën, nëse do të dëshirojnë, të konkurrojnë me ekipet e tyre me shami dhe ka rrëzuar një vendim të mëparshëm të Federatës Franceze të Futbollit për të kundërtën.

Ndalimi do të vazhdojë të zbatohet për ekipin kombëtar të futbollit të femrave të Francës, për të cilin Këshilli i Shtetit tha në vendimin e tij se përfaqësohet kombi.

Vendimi i Këshillit të Shtetit u kritikua ashpër nga partitë e ekstremit të djathtë francez, si dhe nga ministri i brendshëm i vendit, Gerald Darmanen.

Këshilli i Shtetit Francez ka lëshuar sot një deklarat duke i cilësuar reagimet si “sulm ndaj pavarësisë së gjyqsorit”./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!