Këshilli i Mandateve/ SPAK mbron kërkesën për zhveshjen nga imuniteti, Kraja: Pse kërkojmë arrestimin e Sali Berishës

schedule12:45 - 18 Dhjetor, 2023

schedule 12:45 - 18 Dhjetor, 2023

Këshilli i Mandateve është mbledhur në Kryesinë e Kuvendit për të shqyrtuar kërkesën e SPAK, që kërkon dhënien e autorizimit për arrestimin e ish kryeministrit Sali Berisha.

Gjatë fjalës së tij, prokurori Arben Kraja ka mbrojtur kërkesën për zhveshjen nga imuniteti, duke renditur arsyet pse kërkohet arrestimi i Berishës.

“Të nderuar deputetë dhe zonja kryetare, mbeshtetur në nenet e kushtetutës së republikës së Shqipërisë përjashtojmë kërkesën e kuvendit të Shqipërisë për shtetasin Sali Ram Berisha.

Në datë 2.10. 23 në kuadër të hetimit, është vendosur një veper në emer të shtetasit Sali Berisha. Konkretisht është parë bazuar në provat, që shtetasi Sali Berisha në cilësinë si kryeministër i Shqipërisë në periudhën 2005 e në vijim ka kryer veprime konkrete ligjore me qëllim pronat që paraqiteshin në vendin e ish-klubit Partizani, ku ndër të tjera përfitues rezultonte të ishte dhe bashkëshorti i vajzës së tij, Jamarbër Malltezi.

Nga shtetasi Berisha janë kryer veprime aktive për të vendosur në dispozicion të shtetasit Malltezi struktura shtetërore. Përfitime të parregullta janë të gjitha përfitimet monetare që ka marrë Jamarbër Malltezi, të llogaritura në shumën 5 milionë euro. Përfitimi mund të jetë jo vetëm për vete, por edhe persona të tjerë.

Gjykata e Apelit kundër Korrupsionit të Organizuar ka vendosur që shtetasi Sali Berisha ka shkelur vendimin e Gjykatës duke mos u paraqitur asnjëherë. Në rast shkelje të masës, gjykata mund të vendos zëvendësimin ose një masë tjetër shtrënguese. Në rast se personi shkel masën, gjykata vendos një masë tjetër më të rëndë. Rezulton që nga ana e personit, është shkelur vepra për korrupsionin penal. Gjithashtu vlerësojmë që personi Berisha në mënyrë të përsëritur ka shkelur masat, duke mos u paraqitur në institucionin shtetëror. Në emër të ligjit, ne kërkojmë dhënien e autorizimit të arrestimit me burg ose arrest shtëpie të shtetasit Berisha”, tha ndër të tjera Kraja.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!