Ndryshimet ligjore të imponuara pas shfuqizimit të neneve të caktuara nga Gjykata Kushtetuese janë diskutuar sot në mbledhjen e këshillit të legjislacionit. Përplasja mes palëve ka shoqëruar debatin, por në fund të gjithë kanë rënë dakord të presin një raport mbi këtë çështje nga ekspertët e partive politike. Këshilli i legjislacionit ka vendosur paraqitjen e raportit të ekspertëve të palëve politike sa i përket ndryshimeve ligjore të nevojshme pas shfuqizimit të neneve të caktuara nga gjykata. Mbledhja u dominua nga përplasjet mes palëve të cilët diskutuan me tone të larta.
U mblodh për shqyrtimin e legjislacionit të Reformës në Drejtësi të prekur nga vendimet e Gjykatës Kushtetuese, por për këtë duhet edhe një javë, kohë kjo për ekspertët, kryesisht ata socialistë, për të përgatitur raportin. Mbledhja u karakterizua nga debate me tone të larta, kryesisht jashtë rendit të ditës, mes mazhorancës dhe opozitës.
Në përfundim të mbledhjes, me hedhjen në votim të propozimeve të anëtarëve erdhi edhe përplasja e dytë.
Këshilli i legjislacionit do të shqyrtojë ndryshimet e nevojshme ligjore të ardhura nga vendimet e Gjykatës Kushtetuese, që shfuqizojnë nene apo pjesë të tyre duke i kthyer tek ligjvënësi për rregullim të mëtejshëm./abcnews.al