Një teatër hipokrizie nga qeveria e ka cilësuar deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, seancën dëgjimore në mbledhjen e këshillit të legjislacionit me përfaqësues të shoqërisë civile. Alibeaj i ka kërkuar Shoqërisë Civile të mos përdoret nga qeveria për qëllime politike. Kjo deklaratë ka shkaktuar debat midis kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe deputetit të Partisë Demokratike. Enkelejd Alibeaj vendosi të braktisë mbledhjen e këshillit të legjislacionit duke e quajtur një farsë të radhës.
Në mbledhjen e radhës së Këshillit të Legjislacionit sëbashku me Komisionin e Ligjeve rreth ndryshimeve kushtetuese për mundësimin e vettingut në politikë, propozuesit, opozita, të përfaqësuar nga Enkelejd Alibeaj, përsëritën bindjen se Kuvendi po zhvillon një teatër hipokrizie mbi këtë propozim. Kjo sipas Alibeajt, vetëm për të fituar kohë në shprehjen e refuzimit, që kryeministri Rama e ka deklaruar publikisht vetëm pak ditë pas bërjes publike të amendamenteve. Në shfrytëzim të hapësirës proceduriale dhe mediatike, Alibeaj përsëriti arsyet e këtij propozimi.
“Lidhja e fortë e politikës me krimin, ne 12 orët e fundit 5 qytetarë mungojnë. Ajo çfarë po them nuk është retorikë politike, është arsyeja pse i propozuam. ka një diktature të pastër në mbrojtje të krimin dhe besojmë se buron nga lidhja e tij me politikën”.
Me kërkesën për të mos iu drejtuar të ftuarve me deklarata politike kreu i kuvendit i fiku mikrofonin Enkelejd Alibeajt për të mos ia ndezur më.
“Dy km më tej një gazar dhe një opozitar sot janë marrë nën hetim nga prokuroria, ka rënë i gjithë sistemi i drejtësisë, duke kthyer makthin e para 30 viteve, agjitacion, propagandë, imagjinoni ca i bëjnë publikut këta”.
Pasi përfundoi çka kishte për të deklaruar, përfaqësuesi i opozitës u largua nga salla.
Ruçi: “Do ishte hipokrizi të paragjykonim nëse do e miratojmë brenda javës apo jo”.
Mbledhja vijoi me dëgjesat e organizatave prezente të shoqërisë civile, pa praninë e opozitës, kreut të kuvendit dhe një pjese të deputetëve të mazhorancës. /abcnews.al