Këshilli i Bashkimit Europian ka miratuar 13 milionë euro ndihmë për Forcat e Armatosura të Shqipërisë, me qëllim rritjen e efektivitetit operacional të Forcave të Armatosura Shqiptare , veçanërisht në drejtim të lëvizshmërisë, manovrimit dhe mbrojtjes.
Në një reagim, Josep Borell është shprehur se tashmë Shqipëria është një partner i rëndësishëm.
“Shqipëria është një partner i besueshëm i sigurisë dhe vend kandidat për në BE. Vendimi i sotëm është një moment historik i rëndësishëm në bashkëpunimin tonë për sigurinë dhe mbrojtjen. Ai pasqyron gjithashtu vlerësimin tonë për përafrimin e plotë të Shqipërisë me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së, e cila është një shprehje shumë e qartë e zgjedhjes strategjike të Shqipërisë për një të ardhme brenda BE-së”, shkruan Borrell në mediat sociale.
/abcnews.al/