Në lidhje me korrigjimin e kufijve ka reaguar dhe Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë. Ky këshill duke inkurajuar çdo përpjekje të palëve dhe faktorit ndërkombëtarë për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, shpreh shqetësimin për qëndrime të tejkaluara në kohë të ashtuquajtura opsioni i “korrigjimit të kufijve”, zhvillime të cilat kanë krijuar paqartësi në oponionin publik dhe brënda të gjithë faktorit shqiptarë.
Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë mbështet qëndrimet në vazhdimësi, zyrtare dhe publike të qeverive të Republikës së Shqipërisë të cilat kanë përjashtuar opsionin e korigjimeve të kufijve për zgjidhjen e interesit kombëtarë. Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë mbështet gjithashtu, institucionet e Kosovës përfaqësuese në dialogun Prishtinë – Beograd, të vazhdojnë me pergjegjësi këtë proçes i cili është shumë i rendësishëm për stabilitetin në rajonin tonë” – thuhet ne qendrimin e Keshillit te Ambasadoreve shqiptare. /abcnews.al