Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Këshilli e fton në “teatër”, Dritan Leli këmbëngul: Shihemi në “Zoom”

schedule14:01 - 24 Qershor, 2021

schedule 14:01 - 24 Qershor, 2021

Përveç vendit, tashmë këshilli Bashkiak dhe kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli nuk bien dakord as për orën dhe datën e mbledhjes. Pas dështimit të disa mbledhjeve rresht, këshilli ka kërkuar një takim në datë 30 qershor në ambientet e Teatrit Petro Marko. Por ndryshe kërkon Dritan Leli i cili ka propozuar që mbledhja për rendin e ditës, të mbahet më 29 qershor në aplikacionin Zoom.

Lexo edhe: Dritan Leli: Me këngën e kusureve të mia po sakatohet Vlora

Leli shprehet se pas anulimit të pajustifikuar të mbledhjes nga anëtarët e këshillit bashkiak në emër të qytetarëve të Vlorës, e ndjen për detyrë të thërrasë mbledhjen e muajit për të miratuar projektvendimet dhe ndihmat që banorët presin prej Bashkisë Vlorë dhe vazhdimësinë e projekteve të tjera.

“Pas anullimit të pajustifikuar të mbledhjes së sotshme nga anëtarët e Këshillit Bashkiak, në emër të qytetarëve të Vlorës, e ndiej për detyrë të thërras mbledhjen e muajit në datën 29 qershor për të miratuar projektvendimet dhe ndihmat që banorët presin prej Bashkisë Vlorë dhe vazhdimësinë e projekteve të tjera”, shkruan Leli. m.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!