Këshilli Bashkiak “sherr” me Dritan Lelin për mbledhjen: Ke humbur besimin

schedule10:20 - 15 Qershor, 2021

schedule 10:20 - 15 Qershor, 2021

Këshilli Bashkiak i Vlorës dhe kreu i Bashkisë Dritan Leli duket se janë futur në një konflikt për sa i përket një mbledhje të thirrur në teatrin “Petro Marko”, ndërsa nga ana tjetër kryetari Leli e ka anuluar atë duke u thënë se bie në kundërshtim me masat anti-cvoid. Sipas tij, nëse në një ambient do të jenë të pranishëm 60 persona, mbledhja do të jetë në shkelje me rregullat anticovid. Kështu mbledhja u kërkua të mbahej online.

Leli nga ana e tij ka dërguar një letër, Kryetarit të Këshillit Bashkiak, duke njoftuar se mbledhja është vendosur që mbledhja të bëhet përmes platformës zoom.

“Jemi të detyruar të sjellim në vëmendjen tuaj se bazuar në nenin 3 pika 2 të aktit normativ nr.3/2020, subjektet apo individët që organizojnë ndër të tjera dëgjesa publike dënohen me gjobë në masën 5.000.000 lekë””, shkruan Leli.

Kjo mbledhje është e iniciuar pas përplasjes së kryetarit të bashkisë dhe drejtuesve të mazhorancës pasi nuk pranoi të japë dorëheqjen nga posti dhe refuzoi të kandidonte për deputet në zgjedhjet e 25 prillit. Ndëkrohë në mbledhje pritet të diskutohet për të trajtuar shqetësimet e komunitetit të qytetit bregdetar për gjendjen e shërbimeve vendore. Këshilltarët kanë kërkuar një ballafaqim me kryetarin e Bashkisë, Dritan Leli, ku të jenë të pranishëm deputetët e qarkut. Madje kanë bërë kërkesë që të jetë i pranishëm edhe Kryeministrin Rama.

“Situata alarmante me shërbimet bazike të pastrimit, mirëmbajtjes, ndriçimit dhe me trajtimin e ankesave dhe të problemeve të qytetarëve kërkon reagim të menjëhershëm. Ne po e ndeshim çdo ditë në kontaktet me qytetarët dukurinë e rënies së nivelit të shërbimeve dhe ndjejmë përgjegjësi t’i përfaqësojmë shqetësimet e tyre. Aq më tepër sot kur qeveria dhe shteti kanë bërë gjithçka për të lehtësuar sezonin turistik, Bashkia Vlorë nuk mund të kthehet në delen e zezë të turizmit shqiptar për plehra, gropa dhe indiferentizëm fyes nga pushteti vendor”, thuhej në letrën e drejtuar ndaj Migena Ballës, kryetare e Këshillit Bashkiak.

Nga ana tjetër Kryetari i partisë socialiste Vlorë, njëherësh anëtar i këshillit të bashkisë, Anduel Tahiraj thotë se nuk i lejuan të hyjnë në teatër.

“Ne do të ndjekim të gjitha hapat ligjore në vijim. Leli ka humbur besimin e Partisë Socialiste dhe besimin e qytetarëve. Leli i mbyll dyert këshilltarëve të Partisë Socialiste me justifikimin e situatës por pak ditë më parë lejoi zhvillimin e takimeve të partisë demokratike” ka theksuar Tahiraj. /abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!