Elis Halili do të drejtojë bashkinë e Vlorës deri në mbajtjen e zgjedhjeve të reja lokale.
Ai u caktua me 29 vota pro si kryetar i komanduar këtë të hënë në mbledhjen e këshillit bashkiak.
Halili, një nga tre nënkryetarët e bashkisë së qytetit u propozua nga socialistët për të drejtuar përkohësisht bashkinë pas dorëheqjes së Ermal Dredhës në 10 shtator, por kjo u kundërshtua nga këshilltarët opozitarë.
Sipas tyre votimi duhej të kryhej në mënyrë të mbyllur me të tre emrat e nënkryetarëve, të Elis Halilit dhe dy të tjerëve Klea Lalo e Irena Toshkallari. Kjo shkaktoi debate gjatë mbledhjes dhe në përfundim në votim të hapur u hodh vetëm emri i Halilit, i cili mori 29 vota pro.
Pas votimit, Elis Halili mbajti edhe një fjalë të shkurtër.
Ermal Dredha, i cili drejtonte Vlorën prej muajit korrik 2023, në letrën e dorëheqjes e argumentoi dorëzimin e detyrës si një akt reflektimi dhe përgjegjësie, dhe se po largohet me dinjitet për “t’i hapur rrugë energjive dhe ideve të reja”
/abcnews.al

