Këshilli Bashkiak i Tiranës mbledhje online, diskutohet ndërtimi i Teatrit të Ri

schedule12:16 - 18 Maj, 2020

schedule 12:16 - 18 Maj, 2020

Nga Bulevardi kryesor i Tiranës në zonën e ish-teatrit kombëtar vazhdojnë të hiqen inertet e grumbulluara.

Forcat e rendit ndodhen në këtë zonë në gjithë perimetrin ku ndodhej Teatri.

Siç raporton gazetarja Ajgena Korbi për ABC News në zonë nuk ka prani të qytetarëve ndërkohë që Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka njoftuar se do të ketë një protestë ditën e sotme në orët e pasdites, ndërsa Këshilltarët e Bashkisë së Tiranës janë njoftuar se do të mbahet një mbledhje e Këshillit Bashkiak, ku do të diskutohet projekti për ndërtimin e Teatrit të ri sot në orën 11:00.

Burime për ABC News kanë njoftuar se mbledhja ende nuk ka nisur, por është mësuar se do të jetë një mbledhje e zhvilluar online, dhe do të përcillet për publikun nga faqja e facebook-ut të Kreybashkiakut Erion Veliaj.

Gjatë ditës nuk kanë munguar reagimet e trishtuara të qytetarëve për shembjen e Teatrit./abcnews.al