Këshilli Bashkiak e quan të mbyllur çështjen e tarifës për kuksianët

schedule15:24 - 13 Shtator, 2018

schedule 15:24 - 13 Shtator, 2018

Këshilli Bashkiak në Kukës është dakord me tarifën e Rrugës së Kombit për banorët e Kukësit. Kryetari i Këshillit Bashkiak deklaroi se kjo çështje është e mbyllur dhe tarifa e vendosur është e përballueshme.

Vendorët në Kukës nuk do të merren më me tarifen në Rrugën e Kombit. Kryetari i Këshillit Bashkiak në një dalje të tij publike e quajti të mbyllur këtë çështje.

Gjelberim Shehu, kryetari i Këshillit Bashkiak, Kukës: “Lidhur me pikën e fundit të rendit të ditës që ka të bëjë me analizën dhe diskutimin mbi vendosjen e tarifës së Rrugës së Kombit sqaroj se kjo çështje do të jetë e mbyllur dhe nuk do të jetë më pjesë e rendit të ditës të mbledhjeve të Këshillit Bashkiak Kukës. Pas reflektimit nga ana e qeverisë shqiptare për tarifën prej 100 lekësh për qytetarët e Kukësit, e cila është e pranueshme dhe e përballueshme nga të gjithë.”

Më herët, Këshilli i Bashkisë Kukës kishte planifikuar një mbledhje jashtë radhe në lidhje me qëndrimet që do mbaheshin në prag të rivendosjes së tarifimit në Rrugën e Kombit. Nga 31 këshilltarë të bashkisë, vetëm tetë anëtarë ishin prezentë, por pa mundur të siguronin kurumin e nevojshëm prej 17 anëtarësh për vijimin e mbledhjes. Kujtojmë se Këshilli Bashkiak ka dale disa herë me deklarata për të kundërshtuar vendosjen e taksës në Rrugën e Kombit dhe iniciatorë të protestës në datën 31 mars të këtij viti. Për banorët e Kukësit tarifa në Rrugën e Kombit u la 100 lekë të reja për kalim./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!