Këshilli Bashkiak: “2.5 milionë euro për pishat në hyrje të Tiranës”

schedule21:30 - 23 Nëntor, 2017

schedule 21:30 - 23 Nëntor, 2017

Ndërsa gjatë pasdites Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi vendimin për zëvendësimin e palmave të thara përgjatë autostradës Tiranë-Durrës me pisha të buta. Ky projekt që kushton 2.5 milionë Euro, u miratua me 31 vota pro, vetëm nga këshilltarët e mazhorancës. Këshilltarët socialistë theksuan se është tepër e madhe dhe mund të investohet për gjëra më të rëndësishme që ka nevojë kryeqyteti. Rezerva të ngjashme u shprehën gjatë mbledhjes edhe nga FRD. Ndërsa këshilltarët demokratë ishin larguar para se të niste votimi i rendit të ditës./abcnews.al