Këshillat nga Rezarta Skifteri: Si të përzgjedhim rroba banjot perfekte që të dukemi më bukur

schedule19:59 - 9 Gusht, 2021

schedule 19:59 - 9 Gusht, 2021

Stilistja e  njohur Rezarta Skifteri ka dhënë detaje për linjën e saj të re të rroba banjove. Në një intervistë për Edicionin Veror në ABC, Skifteri tha se linja është pritur shumë mira, madje ka kaluar kufijtë, duke u bërë mjaft e pëlqyer edhe në ishullin e famshëm grek, Mykonos.

“Kjo linjë e rroba banjove ka rreth dy muaj që është realizuar në atelie dhe nuk prisja kaq bum kërkesash. Linja është për të gjitha linjat e  trupit të femrave. Ka ngjyra neon, neutrale, është klasikja e të zezës dhe është një bashkëpunim shumë i fortë me një klientin time që tashmë është bërë mikja ime. Ajo jeton në Angli dhe ka linjën e saj online ku janë edhe veshjet e mia. Këtë vit linja e rroba banjove është hedhur përtej Shqipërisë, në Mykonos. Unë dizajnova një koleksion enkas për linjën, plazhin atje dhe bëmë një provë duke realizuar tete veshje dhe më pas u dërguan në butilet më të mira. U pritën shumë mirë dhe kjo linjë u hap. Janë prodhuar pafund për këdo që të mbajë këtë linjë timen. Është sukses sepse nuk mendoja që do të funksiononte kaq shumë. Kam punuar shumë me frulla, me ngjyra neon, prerjet asimetrike. Këto linja janë në një material që vishen nga të dy anët,” u shpreh stilistja.

Por, si të përzgjedhim rroba banjot perfekte që të dukemi më bukur për çdo formë trupi?

“Femrat që nuk kanë gjoks shumë, kjo është një linjë me frullë, ku frulla jep volum më shumë te pjesa e gjoksit. Një tjetër rroba banjo është kur frullat janë më të vogla. Kategoria e dytë janë ato femra që nuk kanë shumë vithe dhe në këtë rast pjesa e poshtme e rroba banjos punohet deri te pjesa e belit dhe bëhet me dopiofrullë,” këshilloi Skifteri. g.v/abcnews.al