KËSHILLA/ Vitaminat që na duhen për sy të shëndetshëm

schedule12:37 - 12 Tetor, 2020

schedule 12:37 - 12 Tetor, 2020

Ushqime të përshtatshme dhe të rekomandueshme për shëndetin e syve:

1. Vitamina A shumë e rekomandueshme për shëndetin e syrit , gjendet tek të gjitha perimet dhe frutat bashkë me shumë anti-oksidante(sallatra jeshile dhe karrota);

2. Gluteina dhe zeaksantina, janë anti-oksidante karotenoide të verdhë të njohur si pigmenti makular që gjendet edhe në qendër të retinës, që e mbron syrin nga rrezet e dëmshme, bllokon natyralisht filtrin e dëmshem të diellit dhe dritën e dëmshme blu;

3. Omega 3, shumë e rendësishme për shëndetin e syrit,( gjendet ne sasi te larta ne retine miremban funksionin e syrit ), kur ajo është e ulët dëmton shikimin, sidomos tek fëmijet.

Marrja korrekte e Omega 3 ndihmon sidomos tek ata që vuajnë nga syrri i thatë. Disa studime thonë që marrja për 3 muaj ul ndjeshëm tharjen e syrit dhe ndihmon në formimin e likideve të syrit .

Omega 6 përdoret si anti-inflamator për shëndetin e syrit, nëse merret 3 -6 muaj terapi të rregullt ndihmon në uljen e tharjes së syrit;

4. Vitamina C, syri është organi në raport me të tjerët është ai qe ka nevojë më shumë për anti-oksidante për ta pasur të shëndetshem, kështu që sasi të larta të vitames C që gjenden në frutat e stinës dhe perimet, sidomos tek specat zile, lakrat , brokolit, dhe agrumet;

5. Vitamina E, shumë e rendësishme tek familja e anti-oksidanteve për syrin gjendet tek bajamet, farat e lulediellit, vajrat vegjetalë si vaji i lirit ;

6. Syri ka nevoje për zink, shumë zink, edhe ai luan rolin e anti-oksidanteve. Nivelet e ulëta të zinkut në organizëm favorizojnë atë që quhet verbëri e natës.

*PhD.MD.Albana Daka, mjeke laboratori-nutricioniste

 /abcnews.al