Shqipëria është përfshirë nga temperatura të ulëta, të cilat priten të arrijnë kulmin ditën e nesërme. Temperaturat priten të ulen deri në -15 deri në 23- gradë në qytetet e zonave malore. Gjithashtu nisur nga temperaturat e ulta, Ministria e Arsimit pezulloi mësimin për 3 ditë.
Dimri dhe i ftohti ekstrem paraqesin sfida unike mbijetese. Prandaj është e nevojshme të dimë se si të përballemi me situata të vështira, të cilat mund të na shpëtojnë jetën, raporton abcnews.al
Disa këshilla se si mund të përballojmë temperaturat ekstreme
Hipotermia dhe ngricat janë rreziku më i madh. Edhe në temperaturat 10 gradë Celcius, jemi të rrezikuar nga i ftohti. Ne mund të humbasin nxehtësinë që ka trupi ynë, duke “na grirë” duart apo këmbët.
Mbroni nxehtësinë e trupit tuaj. Era dhe ambientet e jashtme janë armiku kryesor. Kështu që mënyra më e mirë është të visheni trashë duke ruajtur temperaturën e ngrohtë të trupit. Gjithashtu është e rekomandueshme të bëni shpesh dush me ujë të nxehtë në mënyrë që të ruani nxehtësinë e trupit.
Vishuni me rroba të buta që të shmangni djersitjen e panevojshme.
Mos konsumoni alkool. Mos besoni mitet që nëse konsumoni alkool nuk do të ndjeni të ftohtin ekstrem.
Hidratohuni. I ftohti ekstrem mund të jetë aq i dëmshëm sa i nxehti ekstrem, kështu që është e rekomandueshme të qëndrojmë të hidratuar.
Mos udhëtoni nëse nuk e keni të nevojshme. Ruani enegjitë, dhe mundoheni të lëvini sa më pak të jetë e mundur.
/abcnews.al