Gjatë rrëfimit të tij në emisionin “Pas Mesnate” në ekranin e ABC, skulptori Ermir Grezda, djali i piktorit të njohur, Qamil Grezda, ka dhenë dhe një këshillë për të gjithë piktorët e rinj.
Ai ka rekomanduar sa më shumë art realist, pasi është arti i së vërtetës. Ndonëse tani prirjet e reja janë më të orientuara drejt modernizmit, Grezda theksoi se baza e artit në të gjithë botën do të mbetet realizmi.
“Arti është një përpjekje e vazhdueshme dhe ajo që unë rekomandoj është që sa më shumë art realist, arti i së vërtetës. Unë nuk është se nuk e preferoj artin modernist, por në natyrën tonë jemi vend mediteran dhe kemi shumë për t’i dhënë këtij vendi në drejtim të figurave tona. Ky vend ka nevojë për statuja, ka nevojë për plotësim. Ndjesia dhe psikologjia dhe shumë elementë të tjerë i mban arti realist, i cili është i gjithë botës.
Më pëlqen modernizmi, është një nga kostumet e mia. Por baza e artit në të gjithë botën ka qene dhe do të mbetet realizmi”, u shpreh skulptori./abcnews.al