“Këshilla e Prokop Mimës më ndryshoi jetën”, rrëfehet Kutali: Si u bëra pjesë e “Koncert në vitin ‘36”, Trebicka njëri i jashtëzakonshëm

schedule12:55 - 18 Tetor, 2024

schedule 12:55 - 18 Tetor, 2024

Milto Kutalin të gjithë e njohin si regjisor dhe dekan në Fakultetin e Arteve, por jo çdokush e mban mend që ai ka luajtur dhe në filma, në petkun e aktorit.

Gjatë intervistës në emisionin “Pas Mesnate”, ai ka rrëfyer gjithçka, nga këshilla e të madhit Prokop Mima që e nxiti  të bëhej aktor dhe deri te rolin në filmin “Koncert në vitin ‘36”.

Kutali zbuloi se aty lindi dhe miqësia mes tij dhe Roland Trebickës, të cilin e cilëson një njëri të jashtëzakonshëm.

“Është me të vërtetë një kohë që e kujtoj me shumë veneracion. Unë kam kujtimet më të mira nga ajo kohë dhe sot do të them që kujdesi që edukatorët tanë të ishin personalitete si Prokop Mima, Lazer Filipi, Ahmet Pasha që e kam dhe sot e kësaj dite një koleg shumë të shtrenjtë, Anastas Kristofori, Fatos Haxhiraj. Kohë e mrekullueshme.

Më kujtohet që më morën për një rol të vogël të luaja në filmin “Nga mesi i errësirës” dhe vinte Prokop Mima. Ishte hera e parë që kontaktoja me një personalitet të tillë. Duhet të jem i sinqertë që ne, po të shikonim 20 metra larg Kadri Roshin, na dukej sikur kishim parë botën. Gjithçka që kisha ndërtuar unë për dhe te fakti që ai më ulet afër, më bëri si me krahë. Ishte vetëm një kthim koke nga ana ime, ai jo vetëm si një artist i madh, por dhe si një pedagog më tha: Ja kështu bën një pedagog, bravo. Unë vija nga shkollat, kishim bërë një shfaqje shumë dhe kishim fituar një çmim të parë. Ishte Prokop Mima që më tha kështu bën një aktor.

Një respekt shumë i madh për mikun tim Saimir Kumbaro, i cili më përzgjodhi. Vijnë më thonë që ai po xhiron një film dhe ka dëshirë që dhe ti të luash një rol. I jam shumë mirënjohës, sepse e kujtoj me shumë respekt punën që kemi bërë në atë film. Për mua me rëndësi ishte qe po luaja me ato personalitete të mëdha. Aty nisi dhe miqësia ime me Roland Trebickën, i cili ishte një njëri i jashtëzakonshëm”, rrëfeu Kutali./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!